Taulant Xhaka-Shqipëria, lajm totalisht i papritur (FOTO)

Sport September 18, 2017 - 23:25

Situata me futbollistët kuqezinj që luajnë në Europë është e nderë.

Pesë dëmtime në radhët e legjionarëve, ku tre të tillë kanë ardhur në fundjavë, duke filluar me Ajetin, e më pas me Gjimshitin dhe Abrashin, me këtë të fundit që duhet të mungojë të paktën 4 javë, e deklaruar nga vetë klubi i Freiburg, shkruan “TeleSport”.

Por edhe gjendja e dy mbrojtësve duket jo e mirë dhe rikuperimi mund të zgjasë edhe më shumë se dy javë, çka bën që të humbin grumbullimin me Kombëtaren shqiptare në fillim të tetorit dhe, për pasojë, edhe ndeshjen me Spanjën dhe Italinë.

Image

 

Këtyre dy dëmtimeve, po t’u shtosh edhe Bekim Balajn, që ka kohë i dëmtuar, teksa humbi edhe dy ndeshjet e shtatorit me kuqezinjtë, apo edhe dëmtimin e Ansi Agollit, që la në mes ndeshjen me Maqedoninë dhe ende nuk është rikuperuar, numri shkon në pesë që mund të mungojnë në dy ndeshjet e fundit eliminatore “Rusi 2018”.

Por nuk mbaron këtu “dhimbja e kokës” për trajnerin Christian Panucci, pasi të skualifikuar për shkak të kartonëve janë edhe Mavraj, Kukeli dhe Roshi.

Pra, në total priten 8 mungesa, duke lutur Zotin që mos dëmtohet ndonjë tjetër.

Image

Po të vësh re, janë 3 mesfushorë që do të mungojnë, të tre mungesa të sigurta, Kukeli, Roshi dhe Abrashi.

Dhe këto 3 role (shkatërrues, mesfushor qendre dhe djathtas) i bën më së miri polivalenti Taulant Xhaka, që nuk grumbullohet që nga marsi, pas ndeshjes me Italinë në Palermo.

Panucci ka lënë të kuptohet që në të ardhmen Xhaka mund të rikthehet dhe duket se është shansi më i mirë për mesfushorin kosovar, që në ndeshjet e fundit ka luajtur titullar te Basel, madje edhe në Champions League.

Pas 1 jave do të zbardhet lista dhe do të mësohet për Taulant Xhakën, që ndoshta është shansi i fundit për të.