'Krejt' shqiptarët nesër kundër Real Madridit!

Sport September 22, 2017 - 22:19

Zinedine Zidane do të tentoi nesër ta nxjerrë skuadrën e tij nga kriza në përballjen me Deportivo Alaves. 

Por, këtë gjë se ka hiç të lehtë pasi përball do ta ketë ish trajnerin e Shqipërisë, Giani De Biasi. 

Trajneri italian sapo është zyrtarizuar si trajner i ri i Alavesit dhe pritet që nesër të jetë në stol ndaj Real Madridit. 

Alaves ka start tejet të dobët këtë edicion në La Liga por De Biasi njihet si strateg që mund të bëjë ndryshime. 

Me siguri se mijëra shqiptarë do të jenë nesër kundër Realit, pro Gani Abazit (De Biasit)./Indeksonline/

Image