Ja si prezantohet para bashkëlojtarëve Hadërgjonaj (VIDEO)

Sport September 22, 2017 - 23:02

Florent Hadërgjonaj është futbollisti i fundit shqiptar që është transferuar në Premierligë.

Djaloshi nga Deçani, këtë afat kalimtar i është bashkuar Huddersfield nga gjermanët e Ingostadt.

Siç e do zakoni, 22-vjeçari ka kënduar para bashkëlojtarëve te skuadra e re.

Derisa shokët e skuadrës prisnin me siguri ndonjë këngë në gjuhën angleze, Hadërgjonaj zgjedh një këngë shumë emocionuese dhe domethënëse për shqiptarët, ‘Xhamadani Vija Vija’.

Shpresojmë që këto emocione ta përcjellin Hadërgjonajn edhe në vendosjen për të luajtur për Kosovën në arenën ndërkombëtare, në të kundërtën kjo këngë e kënduar nga ai, nuk do të kishte aspak kuptim./Lajmi.net/