Trajneri i Italisë: Për shqiptarët është moment historik ardhja e jonë këtu

Sport October 08, 2017 - 20:26

Selektori i Italisë, Giampiero Ventura ka thënë se “Azzurri” kanë shkuar në Shqipëri për ta fituar ndeshjen, edhe pse ajo nuk ka shumë rëndësi, pasi ekipi i tij ka përfunduar në barazh, shkruan zeri.info.

Megjithatë, ai kërkon fitore në Shkodër.

“Shqipëria? Vijmë këtu për herë të parë në kualifikime dhe për të gjithë popullin e tyre është një moment historik. Do të jetë një ndeshje interesante, edhe pse tashmë jami kualifikuar. Duhet të fitojmë edhe për faktin se do të kemi më shumë shanse për të qenë në krye të serisë së ‘play-offit’”, ka shtuar trajneri italian. Italia është e dyta dhe do të luajë në nëntor në barazh, në kërkim të kualifikimit në Botëror.

Ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë do të zhvillohet sonte në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër duke filluar nga ora 20:45. /Zëri/