Buffon: Kthehem në Shqipëri pas 23 vitesh, kështu më duket tash vendi juaj

Sport October 08, 2017 - 20:34

Kapiteni i Italisë, Gianluigi Bufon, në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Shqipërisë, u pyet në lidhje me bukurinë e Botërorit duke parë mundësinë që ekipe të mëdha si Holanda dhe Argjentina të mbeten jashtë.

Ai foli gjithashtu edhe për kthimin në Shqipëri pas 23 vitesh, shkruan Panorama Sport.

Mbledhja e një dite më parë me ekipin

Sa i përket mbledhjes së një ditë më parë, ishte diskutim normal. Nuk kemi asgjë për të fshehur, sepse mbledhja është bërë me dijeninë e trajnerit.

Holanda është pothuajse jashtë, ndërsa Argjentina rrezikon shumë. A është sistem i duhur duke qenë se edhe Italia shkon në ‘plej-of’, apo mendoni se ka meritokraci?

Për sa i përket modaliteteve kam dy mendime të kundërta. Të mendosh një botëror pa Holandën dhe Argjentinën është gati e pabesueshme për historinë që kanë ato. Por nga ana tjetër është shumë e bukur të shohësh skuadra të vogla që përkushtohen dhe me shumë sakrificë arrijnë të mbërrijnë në nivele kaq të larta. Mendoj se shanset janë të njëjta për të gjitha.

Gjysma e stadiumit do të dojë fanellën tuaj nesër…

Më vjen mirë që kthehem të luaj këtu pas 23 vitesh. Kam luajtur në vitin 1995 në një Teuta-Parma. Kthehem dhe e gjej Shqipërinë në një gjendje të mirë, jo vetëm në futboll, por edhe fusha të tjera.