Xhudistët e ‘Policit’ fitojnë dy medalje në Bosnje

Sport October 08, 2017 - 17:54

Xhudistët e klubit “Polici” nga Prishtina vazhdojnë t’i sjellin Kosovës medalje, shkruan zeri.info.

Këtë fundjavë ata morën pjesë në turneun e mbajtur në Mostar të Bosnje e Hercegovinës dhe ia sollën Kosovës dy medalje të reja.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i këtij klubi, Anton Cena përmes një postimi në Facebook.

“Prej Italisë në Mostar të Bosnjes. Posa përfundoj turneu me numrin më të madh të pjesëmarrësve në Evropë deri më tani në të cilin morën pjesë 30 shtete me mbi 1200 garues. Luftërat u zhvilluan në 8 tatami. Klubi i Judo-së " Polici" fitoj dy medalje dhe atë Dardan Cena të Artën ne U15 dhe Rrezarta Alimi fitoj atë të bronztë. Ndërsa Florian Gërguri si garuesi i klubit të judo-së " Studenti" humbi për medalje dhe zuri vendin e pestë. Nesër do fillon kampi i judo-së në të cilin do të marrim pjesë edhe ne. Vazhdojmë me garën e rradhës në Nikshiq të Malit të Zi”, ka shkruar ai. /Zëri/