Dashaj konfirmohet kampion
Naim Dashaj Auto Klubit Eurogoma RT është fitues i garës së tretë në diciplinën rrethore, e cila u zhvillua në Gjakovë. Deri te fitorja ai arriti me kohën 01.54.167 minuta. Me këtë fitore Dashaj e ka siguruar edhe titullin e kampionit në këtë diciplinë. “Jam i kënaqur me rezultatin e sotëm, aq më tepër që e ka edhe vlerën e kampionit për këtë vit në diciplinën rrethore. Jo vetëm unë, por për të gjithë garuesit është sakrificë e madhe, sepse përveç kohës që ia kushtojmë, duhen edhe shumë investime. Sidoqoftë, ky është pasioni ynë“, ka thënë Dashaj pas fitores.
Në pozitën e dytë u rendit Ernest Daka i DTM-së, i cili në krahasim me Dashajn ishte më i ngadalshëm për vetëm 536 të qindtat, ndërsa podiumi në plasmanin e përgjithshëm u plotësua me Brdhyl Canollin nga Eurogoma RT, i cili u vonua për 02.473 sekonda. Në përgjithësi, gara në Gjakovë u karakterizua me rivalitet të madh, ashtu siç ishte edhe interesimi i dashamirëve të automobilizmit.
Rezultatet:
Klasa 1 (deri 1200 ccm – Grupi 1)
1.Visar Hoti (Fiat – Prizreni D&G) 02:16.253
2.Ylber Havolli (Yugo – Kaçandolli PRT) +03.478
3.Kastriot Gjini (Opel – HCR Gjakova) +21.395
Klasa 3 (mbi 1600 – Grupi1)
1.Jeton Qerimi (BMW – Gjilani) 02:05.751
2.Bekim Fazliu (Opel – RC Prishtina) +03.828
3.Gramos Binaku (Opel – Gjakova 137) +13.808
Klasa 5 (mbi 1200 – 1600 ccm – Grupi 2)
1.Valon Mehmeti (Opel – Eurogoma RT) 02:11.927
Klasa 6 (mbi 1600 – Grupi 2)
1.Xhengiz Troshupa (Golf – RC Prishtina) 02:02.373
2.Getuar Berisha (Golf – Prizreni) +04.874
3.Jozef Thaçi (Opel – RC Prishtina) +04.924
Klasa 7 ( deri 1200 ccm – Grupi 3)
1.Emin Sabir (Yugo – Prizreni D&G) 02:01.054
2.Halil Çerreti (Yugo - Prizreni D&G) +03.300
3.Kreshnik Mariqi (Yugo - Prizreni D&G) +06.405
Klasa 8 (mbi 1200 -1600 ccm – Grupi 3)
1.Alban Berisha (Suzuki – Prizreni D&G) 01:57.668
2.Leutrim Bytyqi (Peugeot – Ferizaj) +01.871
3.Bujar Gola (Peugeot – HCR Gjakova) +02.409
Klasa 9 (mbi 1600 ccm – Grupi 3)
1.Naim Dashaj (Subaru – Eurogoma RT) 01.54.167
2.Ernest Daka (BMW – DTM) +00.536
3.Bardhyl Canoll (Radicall – Eurogoma RT) +02.473
Plasmani i përgjithshëm
1.Naim Dashaj (Subaru – Eurogoma RT) 01.54.167
2.Ernest Daka (BMW – DTM) +00.536
3.Bardhyl Canoll (Radicall – Eurogoma RT) +02.473
Renditja ekipore
1.Prizreni D&G 60 pikë
2.RC Prishtina 45
3.Eurogoma RT 42