E TURPSHME: Ndërpritet ndeshja në futbollin kosovar, lojtarët rrihen mes vete

Sport October 08, 2017 - 21:34

Derbi i Ligës së Dytë (Grupi B) nuk ka pasur rrjedhë normale.

Sfida prodhoi tensione të mëdha, teksa përfundoi para kohe, shkruan Gazeta Olle.

Në fakt, gjyqtari posa kishte dhënë shenjë për kohën shtesë, katër minuta, ai e përfundoi sfidën në mes Ulpianës dhe Dardanës menjëherë, pasi futbollistët vendas dhe ata mysafirë u përfshin në një rrëmujë.

Sipas zyrtarëve të Dardanës, ishin futbollistët vendas që sulmuan mysafirët, të ndihmuar edhe nga tifozët.

Rezultati ishte 1:0 për vendasit deri në momentin kur u ndërpre ndeshja.