Gjermania e frikshme – 10 ndeshje, 10 fitore

Sport October 08, 2017 - 22:50

Gjermania i ka mbyllur eliminatoret me spektakël dhe fitore në shtëpi përballë Azerbajxhanit, duke triumfuar 5:1.

10 ndeshje, 10 fitore – këto janë statistikat e Gjermanisë në eliminatoret e Botërorit që shkon në Rusi si favoriti kryesor për të quar në qiell sërish trofeun, shkruan Gazeta Express.

Në ndeshjen e fundit, Gjermania mposhti Azerbajxhanin 5:1 me golat e Leon Goretzka (9’ e 66’), Sandro Wagner (54’) si, Antonio Ruediger 64’ si dhe Emre Can (81’), kurse golin e nderit për mysafirët e shënoi Ramil Sheydaev (34’).

Teksa për Gjermaninë ishte një natë festive për shkak të statistikave mbresëlënëse që u kualifikua në Botëror pa asnjë humbje dhe asnjë barazim, kjo nuk mund të thuhet për Shkodran Mustafin.

Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit u lëndua në pjesën e parë dhe në shikim të parë duket se nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim të lehtë.

Megjithatë, gjithçka mbetet të shihet kur lojtari të kthehet në Londër dhe t’i bëjë më hollësisht testet mjekësore.