Marrëveshje sekrete për Mbappen

Sport February 13, 2018 - 16:11

Real Madridi e kishte një marrëveshje sekrete për ta transferuar Kylian Mbappe nga Monaco në vitin 2017.

Lajmin e ka bërë të ditur të martën e përditshmja franceze “France Football” në versionin e saj online, shkruan zeri.info.

Sulmuesi 19-vjeçar, i cili më pas gjatë verës u transferua në Paris Saint-Germain, ishte objektivi kryesor i madrilenëve, të cilët paraprakisht kishin arritur marrëveshje me Monacon për Mbappen për 180 milionë euro.

Megjithatë, pavarësisht propozimit atraktiv të klubit nga La Liga, Mbappe së bashku me prindërit e tij nuk e kishin bërë publike asnjëherë këtë ofertë dhe përkohësisht vendosën që ai të mbetet në Monaco.

Por, më pas sulmuesi i rrezikshëm i krahut të djathtë vendosi t’i bashkohej gjigantit tjetër nga kryeqyteti francez. /Zëri/