Dorëzohet Reali, e pranon ofertën e Juventusit për Ronaldon

Sport July 10, 2018 - 15:48
Detajet

Real Madridi e ka pranuar ofertën e Juventusit në vlerë 100 milionë euro për Cristiano Ronaldon, raporton e përditshmja spanjolle “AS” duke u thirrur në burime të programit televiziv “La Sexta”.

Ndërkohë, presidenti i bardh e zinjve, Andrea Agnelli, ka udhëtuar sot drejt Greqisë për ta takuar dhe për t’i uruar mirëseardhje në Torino superyllit portugez, transmeton Gazeta Express.

Në bazë të informatave nga “La Sexta” sonte do të përmbyllet gjithçka, me Realin që do ta pranojë ofertën me kërkesë të Cristiano Ronaldos. Si pasojë, largimi i Ronaldos nga Real Madridi është çështje orësh.

Ndërkohë, Ronaldo ka marrëveshje totale me Juventusin. Agnelli tashmë ka udhëtuar drejt Greqisë ku do të takohet me Ronaldon, i cili ndodhet atje në pushime, për t’i uruar mirëseardhje dhe për t’ia shpjeguar projektin dhe për ta organizuar prezantimin e tij që do të jetë historik.

Një prezantim i gjatë që sipas mediave portugeze do të ndodhë të shtunën që vjen.