Juventus, 3 milionë ndjekës më shumë që kur transferoi Cristianon

Sport July 12, 2018 - 20:16
Lexo detajet

Juventusi pritet të përfitojë në të gjitha aspektet me transferimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi për 100 milionë euro.

Sipas “Bleacher Report”, që kur “Zonja e Vjetër” e zyrtarizoi transferimin e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”, ka fituar 3 milionë ndjekës të rinj në rrjetet sociale.

1.4 milionë tifozë ia kanë bërë ‘like’ faqes zyrtare të Juves në “Instagram”,  1.1 milionë në “Twitter” dhe 500.000 në Facebook.

Ronaldo do ta veshë për herë të parë fanellën e Juventusit të hënën, pasi t’i kryejë testet mjekësore dhe pasi ta hedhë të zezën mbi të bardhë, për të nënshkruar kontratë katër vjeçare me “Zonjën e Vjetër”. /Insporti.com/