Maldini beson se Juventusi me Ronaldon mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

Sport July 13, 2018 - 17:17
Lajmet e fundit nga sporti

Paolo Maldini beson se transferimi i Cristiano Ronaldos mund t’i jap avantazhin Juventusit për të fituar Ligën e Kampionëve.
Juventus ka qenë afër titullit të Ligës së Kampionëve në vitin 2017, ku është mposhtur dy herë në finale nga Real Madrid.

“Ndoshta nuk do të ishte mirë të themi se Juventusit i duhet Ronaldo për të fituar Ligën e Kampionëve, por nëse e mendoni finalen mes Juventusit dhe Real Madridit, ai shënoi dy gola”, ka deklaruar Maldini.

“Nëse ai do të ishte në skuadrën e kundërt, ndeshja ka mundur të shkojë ndryshe”.

Nuk ka dallim të madh mes dy skuadrave. Real Madrid kishte në skuadër mentalitetin fitues dhe një skuadër me cilësi të larta”.

“Juventusi shkoi shumë afër, ndonjëherë skuadrat kanë nevojë edhe për pak fat në finale, dhe ata nuk ishin me shumë fat në finale”.