Juventus 'çartet' edhe ma shumë, e ka gati blerjen dytë bombastike, thjesht në pozitën e tij më i miri në botë

Sport July 13, 2018 - 19:52
Lajmet e fundit nga sporti

Skuadra e Juventusit pasi transferoi super yllin portugez Cristiano Ronaldo, nga skuadra e Real Madrid tani po mendon që të godas edhe njëherë në merkato

Skuadra e trajneri Massimilano Allgeri, është duke menduar që këtë ditë të bëjë për vete edhe një tjetër lojtar të Real Madridit, shkruan Gazeta Blic

Siç shkruajnë mediat italiane skuadra e Juventusit është duke negociuar që të transferojnë në Torini edhe mbrojtësin fantastik brazilian Marcelo.

Ky i fundit ditë me parë kishte shkruar një mesazh në drejtim të Ronaldos ku i thoshte shihemi se shpejti.

Me Ronaldon, Marcelon në skuadër dhe me yjet tjerë si Dybala, Pjanic, Higuain, Chiellini, skaudra nga Torino do të ishte një nga tri skuadrat më të forta në botë./Gazeta Blic