E pabesueshme sa fanella të Ronaldos ka shitur Juventusi brenda 24 orëve

Sport July 14, 2018 - 17:04
Lexo detajet

Juventus po bën përfitime të mëdha pas blerjes së yllit botëror të futbollit Cristiano Ronaldo. Në 24 orët e para është bërë e ditur se është kompensuar mbi gjysma e shumës së transferimit.

Sipas Yahoo Sport Italy, janë shitur mbi 500.000 fanella të CR7, me shumën e saktë që thuhet të jetë te 520.000 fanella.

Një fanellë kushton mes 84 dhe 144 euroi. Pas blerjes së portugezit, pati një bllokim të përkohshëm të dyqanit online.

Kampionët italianë kanë paguar 112 milionë euro për Ronaldon, dhe do t’i japë një rrogë bruto 60 mln euro në katër vite (30 milionë neto).

Ekspertët e marketingut parashikojnë që Juve të shesë rreth dy milionë fanella deri në fund të vitit.

Me këtë shifër, shuma e paguar për lojtarin do të kompensohet plotësisht.

CR7, që për nëntë sezone në “Santiago Bernabeu” shënoi 450 gola në 438 paraqitje, do të prezantohet të hënën si lojtar i Juventusit. /Insporti.com/

Image