Malmo – Drita, kështu u mbyll ndeshja e Championsit!

Sport July 17, 2018 - 20:49
LAJMI I FUNDIT

Është mbyllur ndeshja e kthimit e rrethit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve ndërmjet Malmos dhe Dritës, shkruan Zeri.info.

Skuadra suedeze ka fituar me rezultat 2:0, në një ndeshje që e dominoi.

Gjilanasit janë mbajtur mirë në pjesën e parë, edhe pse suedezët e qëlluan një herë shtyllën dhe iu anulua një gol.

Ndërkaq, vendësit e kanë gjetur golin e parë me Strandberg në minutën e 55-të të ndeshjes, kurse epërsinë e vendësve e shtoi Larsson në minutën e 61-të.

Duhet cekur se ekipi suedez e kishte fituar ndeshjen e parë në Mitrovicë me rezultat të pastër, 3:0.

Drita u eliminua nga Championsi, ndërsa garat do t'i vazhdojë në Europa League. /Zëri/