ZYRTARE: Ky është kundërshtari i ardhshëm i Dritës në garat evropiane!
Sport
July 17, 2018 - 22:35
LAJMI I FUNDIT
Drita e ka mësuar emrin e kundërshtarit të radhës evropian, shkruan Zeri.info.
Në fakt, kampioni i Kosovës u eliminua nga Liga e Kampionëve pas humbjes 5:0 me rezultat të përgjithshëm nga Malmo.
Mirëpo, këtu nuk merr fund eksperienca evropiane për gjilanasit.
Ata do të luajnë në rrethin e dytë kualifikues të Europa Leagues ndaj ekipit nga Luksemburgu, F91 Dudelange, që po ashtu u eliminua sonte nga Championsi nga ekipi hungarez, Videoton.
Ndeshja e parë do të luhet më 26 korrik në Luksemburg, kurse ajo e kthimit më 2 gusht në Kosovë. /Zëri/