Lamtumira e Mandzukicit

Sport August 14, 2018 - 16:40
LAJMI I FUNDIT

Mario Mandzukic i ka dhënë fund eksperiencës me Kombëtaren e Kroacisë, shkruan Zeri.info.

Gati një muaj pas aventurës së shkëlqyeshme në Botërorin e Rusisë, e cila u mbyll me vetëm një humbje dhe atë në finale, “Super Mario” i ka përshëndetur kroatët me një letër të gjatë të publikuar në “Instagram”.

“Të dashur tifozë, gjithmonë më ka pëlqyer të flas në fushë, e jo jashtë saj. E kam të vështirë, sepse e di se sa shumë lumturi më sjellin këto ndeshje dhe këto fitore. E kam të vështirë, sepse e di se sa nder është ta vesh fanellën e Kroacisë dhe ta prezantoj vendin tim. E kam të vështirë sepse e di se sa emocionuese është kur e dëgjoj himnin para ndeshjeve. Kjo medalje e argjendtë më jep energji të reja. Kemi shijuar ëndrra dhe e kemi ndier mbështetjen e jashtëzakonshme të tifozëve. Ishte një rrugëtim dhe një ëndërr e bukur. Faleminderit”, ka shkruar Mandzukic. /Zëri/