A do të transferohet në Real? Hazard zbulon vendimin e tij!

Sport August 19, 2018 - 12:46
ZYRTARE

Eden Hazard thotë se planifikon të qëndrojë në Chelsea përkundër interesimit të klubeve të mëdha evropiane për të, posaçërisht nga Real Madridi, shkruan Zeri.info.

Ylli belg flitej se do të transferohej në kryeqytetin spanjoll pas Botërorit, por ish-futbollisti i Lilles konfirmon se për momentin nuk e ka ndërmend të lëvizë nga Londra.

“Për momentin jam i lumtur. Kam edhe dy vjet kontratë dhe të shohim çka do të ndodhë. Nuk do të largohem këtë verë”, konfirmoi Hazard. /Zëri/