Presidenti i UFC ka një lajm të keq për Khabibin

Sport October 08, 2018 - 09:31
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Incidenti që ndodhi pas përfundimit të eventit UFC-229 vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes të sportit amerikan, me Komisionin e Sportit në Nevada që ka çelur një hetim për të zbardhur arsyen përse rusi Khabib Nurmagomedov doli jashtë kafazit për të sulmuar stafin e McGregor.

Për momentin nuk ka akuza dhe të akuzuar, por duket se sportisti rus është vënë në shënjestër për shkak të sjelljes së tij, çka e konfirmoi edhe presidenti i UFC-së, Dana White.

Numri 1 i arteve marciale mikse tha se ndaj Nurmagomedov mund ët ketë edhe një pezullim të gjatë nga Komisionin e Sportit në Nevada.

Për Dana White, nëse ky pezullim do të jetë mbi 1 vit, atëherë rusit do t’i hiqet titulli kampion, të cilin e mbrojti ndaj McGregor. “

Ne nuk mund të veprojmë pa mësuar më parë vendimin që do të merret. Nëse pezullohet varet se për sa kohë do të jetë ai, por nëse pezullimi do të jetë i gjatë, atëherë do t’i heqim titullin”, tha White.