Koha kur Khabibi e McGregori ishin shokë, shikoni çfarë i shkruanin njëri tjetrit

Sport October 08, 2018 - 12:46
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor ishin shokë të mirë para disa vitesh.

Dy boksierët e UFC-së kishin dje një përballje tejet të ashpër, duke përfshirë edhe stafin e tyre.

Kjo përleshje mes tyre filloi në momentin kur McGregori e kishte sulmuar autobusin e Khabibit, duke arritur që t’i lëndoj disa persona.

Por, një foto që po qarkullon në rrjete sociale, shihet se si McGregor dhe Khabib ishin fotografuar së bashku në vitin 2014.

Khabib kishte shkruar në Twitterin e tij për takimin me McGregorin: “Me Conor McGregor pas triumfit të tij të pabesueshëm në UFC 178. Djalosh i rrezikshëm”.

Kurse, McGregor i ishte përgjigjur: “E dua kampion! Ariu rus”.

Image 
Image