E keni vënë re veshin e Khabib? Ky është rreziku i madh që i kanoset atij

Sport October 08, 2018 - 13:53
Detajet

Padyshim që ata që e njohin yllin e UFC, Khabib e kanë vënë re veshin e tij që është ndryshe nga normalët.

Veshi i Khabib është i fryrë dhe kjo njihet ndryshe si sindroma e "lulelakrës" dhe vjen si pasojë e goditjeve të shumta që merr në të njëjtin vend shkruan Albeu.com.

Në këtë zonë të veshit ndodhen shumë enë gjaku, dhe nga goditjet këto enë dëmtohen duke bërë që gjaku të shpërthejë brenda lëkurës.

Pas mpiksjes së gjakut krijohet një ind i ri, duke i dhënë një formë të ngjashme me lulelakrën.

Pikërisht kjo ka ndodhur edhe me Khabibin, dhe për pasojë mund të rrezikojë edhe humbjen e dëgjimit nëse nuk trajtohet.

Kjo sindromë përveç humbjes së dëgjimit, mund të sjellë edhe dhimbje koke dhe shikim të turbullt.

Sportet si MMA, boksi, dhe mundja janë ndër sportet më të ekspozuara ndaj këtij rreziku.

Simptomat e veshit "lulelakër":

Dhimbje

Ënjtje

Deformimi i lakimit të veshit

Simptoma të rënda të veshit të lulelakrës janë:

Humbja e dëgjimit

Kumbimi në vesh (tringëllimë në veshë)

Dhimbje koke

Pamje e paqartë

Ënjtje fytyre

Gjakderdhje e rëndë, e deri në humbjen e plotë të shikimit.