Zbulohen fjalët e McGregorit dhe Khabibit gjatë meçit

Sport October 09, 2018 - 08:09
DETAJET

Debati dhe polemikat e shumta në meçin mes Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov, nuk kanë përfunduar.

Mediat e huaja kanë arritur të kapin një moment interesant të ndeshjes, kur të dy luftëtarët e arteve marciale kanë shkëmbyer fjalë në kafaz.

Thuhet se McGregor i ka kërkuar falje Khabibit, duke i thënë se kjo është vetëm biznes dhe fjalët para meçit nuk janë në të vërtetë, përcjell “lajmi.net”.

“Është vetëm biznes, më fal!”, zbulohet t’i ketë thënë irlandezi, rusit.

Ndërsa, Khabib ia kishte kthyer: “Hej, mendoj ashtu”.