McGregor merr një lajm të tmerrshëm nga UFC pas humbjes

Sport October 09, 2018 - 13:49
DETAJET

Conor McGregor është suspenduar nga UFC pas humbjes ndaj Khabib Nurmagomedov të dielën në mega-meçin në Las Vegas.

UFC ka vendosur ta suspendojë McGregorin nga çfarëdo aktiviteti për një muaj, për arsyeje mjekësore, shkruajnë mediat britanike, përcjell Gazeta Express.

Irlandezi iu dorëzua rusit në rundin e katërt duke e humbur luftën për titullin e kampionit në kategorinë e lehtë në “UFC 229”.

Kjo ngjarje e madhe më pas u përcoll nga skena kaosi dhe të turpshme, me Khabibin që e kapërceu kafazin dhe e sulmoi ekipin e McGregorit.

Pasi gjërat u qetësuan pas kësaj lufte, McGregor kërkoi rimeç, por UFC-ja ka marrë vendim ta suspendojë atë për një muaj.

Vendimi i UFC-së është marrë në baza mjekësore dhe McGregori nuk do të jetohet të garojë deri më 28 tetor.

“Conor McGregor suspendohet deri m2 6/11/18, nuk lejohet kontakti deri më 28/10/18”, thuhet në njoftimin zyrtar të UFC-së.