Loriana Kuka eliminohet në garën e parë
Sport
November 18, 2018 - 11:59
Lajmet e fundit nga sporti
Ëndrra e Loriana Kukës për medaljen e artë, ka përfunduar qysh në garën e saj të parë.
Kuka po garonte në Grand Prix-in e Holandës, në Hagë, në kategorinë -78kg.
Ajo në garën e parë u përball me xhudisten nga Holanda, Ilona Lucassen, nga e cila u mposht (0:1), shkruan lajmi.net.
Ndoshta shkak për këtë humbje është edhe lodhja e Lorianës e cila vetëm në muajt e fundit u paraqit në tri gara.
Kujtojmë se më parë Loriana ka fituar medaljen e artë në kampionatin evropian U-23.
Në Grand Prixin e Hagës, Kosova ka fituar dy medalje, një të argjendtë ( Akil Gjakova) dhe një të bronztë (Distria Krasniqi).