Shqiptarët po e presin Xherdan Shaqirin

Sport January 17, 2019 - 14:37
Detajet

Në Basel të Zvicrës do të mbahet turniri tradicional i futsallit që organizohet çdo vit ku marrin pjesë 32 ekipe, kryesisht me lojtarë shqiptarë.

Ky turnin organizohet nga klubi FC Dardania dhe do të mbahet më 27 janar të këtij muaji, ndërsa drejtori sportiv i këtij klubi, Besim Bublica, ka thënë për Gazetën Express se po e presin konfirmimin e Xherdan Shaqirit, që me gjasë do të marrë pjesë, mirëpo problem mund të jetë angazhimi i madh me klubin e tij, Liverpoolin.

Përveç Shaqirit, në turnir pritet të marrin pjesë edhe Amir Abrashi e Albian Ajeti.

Shaqiri ka jetuar në të kaluarën në Basel, aty ku ende jeton familja e tij, ndërsa dy vëllezërit e tij janë pjesë e këtij klubi, FC Dardania.

Arianit Shaqiri është trajner i ekipit të parë, kurse Erdin Shaqiri drejtor i Marketingut dhe Sponsorizimit.

Fituesi i këtij turniri do t’i marrë 100 franga zvicerane, i dytë 500 dhe i treti 300 franga, ku zakonisht marrin pjesë edhe klube nga Franca, Gjermania.

FC Dardania është klub i futbollit që luan në ligën e dytë regjionale të Zvicrës Veriore, ku shumica e lojtarëve janë shqiptarë, të cilët jetojnë dhe veprojnë në shtetin e Zvicrës.

Image