Ylli i Manchesterit një muaj jashtë fushe

Sport January 18, 2019 - 17:14

Mesfushori belg i Manchester Unitedit, Marouane Fellaini, për shkak të lëndimit do të jetë një muaj jashtë fushës së gjelbër, ka bërë të ditur klubi nga ‘Old Trafford’, shkruan blic.rs, përcjell zeri.info.

Menaxheri Ole Gunnar Solskjaer ka bërë të ditur se belgun e pret një pauzë, ndërsa lajm i mirë është kthimi i Alexis Sanchezit pas lëndimit, ndërkohë që të gatshëm për lojë janë edhe  Criss Smalling dha Marcos Rojo.

Për dallim nga Fellaini, i cili derisa ishte trajner Jose Mourinho kishte luajtur në shumë ndeshje, një gjë të tillë nuk e kishte përjetuar Alexis Sanchez.