Zyrtare: Milot Rashica shpërblehet pas shkëlqimit në Gjermani

Sport February 11, 2019 - 13:08
Detajet

Werder Bremen regjistroi fitore të jashtëzakonshme në pasditën e djeshme kundër Augsburgut.

Në “Weserstadion”, skuadra nga Bremeni arriti të fitojë me rezultat të thellë, 4:0.

Dy prej golave të skuadrës së Florian Kohfeldt i shënoi reprezentuesi kosovar, Milot Rashica, shkruan Zëri.

Image

Por, në minutën e 36-të, Rashica u detyrua të largohej nga fusha e lojës për shkak të një lëndimi të lehtë. 

Megjithatë, lëndimi nuk e ndali kosovarin që të përfshihet në formacionin e javës së 21-të në kampionatin gjerman, Bundesliga, gjithnjë sipas ‘WhoScored’.

‘WhoScored’ e ka vlerësuar mesfushorin e talentuar kosovar me notën, 8.6 ani pse qëndroi në fushë vetëm 36 minuta.

Përveq Rashicës, në këtë formacion bëjnë pjesë edhe dy lojtarë të Werder Bremenit – Gebre Selassie dhe Pavlenka.

Image

Ndërkaq, Bayern Munich e ka vetëm James Rodriguez në këtë formacion, kurse lideri, Dortmundi e ka Achraf Hakimin./Zëri/