Festimi epik i presidentit të skuadrës ku aktivizohen edhe tre futbollistë nga Kosova

Sport February 12, 2019 - 11:42
Detajet

Te Zurich e përjetojnë së tepërmi futbollin, për ta nisur që nga tifozët, lojtarët e deri te stafi drejtues.

Kryefjalë do të ktheheshin disa herë së fundmi tifozët e kësaj skuadre, ndërsa do të hidhnin sende në fushë apo edhe duke treguar racizëm ndaj lojtarëve kundërshtarë.

Për të vazhduar më tej, edhe Benjamin Kololli nuk do e përmbante dot emocionin negativ të grumbulluar, duke thyer bankinën pas zëvendësimit. Presidenti i zviceranëve, Anchilo Canepa e bëri të qartë që në fillim: “Kololli do paguaj vetëm dëmin që i bëri bankinës. Nuk e bëjmë të madhe, unë njëherë hodha karrigen nga tribuna VIP”, do të shprehej Canepa, shkruan ‘Shqiperia.ch’.

Këtë herë, ka ndodhur një tjetër shpërthim i presidentit të Zurihut, që ka bërë sërish jehonë në mediat zvicerane.

Zurichu ka fituar një ndeshje derbi ndaj Grasshopërsit me rezultatin 3:1. Trajnerit Ludovic Magnin ishte gjithashtu së bashku me presidentin duke e ndjekur ndeshjen, pasi ishte dënuar më herët dhe nuk mund ta shihte ndeshjen nga afër, transmeton Gazeta Olle.

Në momentin kur ka ardhur edhe goli i tretë, shihet gjithë festimi i çmendur te stafi drejtues i Zurichut nga pjesa e tyre e tribunës. Canepa që ngrihet menjëherë nga vendi i tij dhe në shenjë triumfi tregon grushtin, ndërsa nga ana tjetër shohim presidentin Canepa që ka rënë nga karrigia në momentin e festës.