Senzacionale, NBA në Afrikë, nismëtar presidenti amerikan

Sport February 17, 2019 - 16:49
Lexo Detajet

FIBA dhe NBA gjatë vikendit All Star, në Charlotte, e kanë bërë të ditur planin për të cilin ishte biseduar më herët.

Dy organizatat e mëdha do të jenë partnere të ligës së parë kontinentale në Afrikë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell zeri.info. Kjo Ligë do të përbëhet nga 12 klubet më të mira të kontinentit afrikan, ndërsa garat do të fillojnë në janarin e vitit 2020, përcjell zeri.info.

Për këtë projekt nuk janë pajtuar vetëm Andreas Zaglis, sekretar i përgjithshëm i NBA-së dhe Adam Silver, komesar i NBA-së, por edhe ish-presidenti amerikan, Barack Obama dhe kompania e basketbollistit legjendar, Michael Jordan. /Zëri/