Kryendeshja që zgjati 24 orë, përfundon me këtë rezultat

Sport February 17, 2019 - 19:30
Lexo Detajet

Kryendeshja e javës së 19-të të Superligës së Kosovës në basketboll, ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Z Mobile Prishtinës, e ndërprerë mbrëmë në minutën e 9-të të çerekut të tretë ka vazhduar sonte, te rezultati 68:64 për prishtinasit, shkruan zeri.info.

Ndeshja qe ndërprerë për shkak të hudhjeve të gjësendeve në parket, me ç’rast vëzhguesi i ndeshjes dhe gjyqtarët kanë kërkuar që të zbrazej palestra, gjë e cila nuk kishte ndodhur.

Kështu, pas zhvillimit të kohës së mbetur të lojës, fitore me rezultat 98:93, ka arritur Z Mobile Prishtina, për të cilën është kjo fitorja e 19-të në kampionat, nga po aq ndeshje të zhvilluara. Te Golden Eagle Ylli basketbollistët më efikas ishin Everett (shënoi 32 pikë) Holloman 13 e Mekaj 15, ndërsa te Z Mobile u dalluan Berisha 27, Boukichou 16 dhe Azemi 14. /Zëri/