Skuadra e LeBron triumfon në duelin e yjeve

Sport February 18, 2019 - 09:04
Detajet

Mbrëmë, është luajtur ndeshja magjike e “All Star Game” në NBA, ku kundërshtar ishin skuadrat e LeBron James dhe Giannis Antetokounmpo.

LeBron me bashkëlojtarë fitoi 178:164 (37-53, 45-42, 50-36, 46-33). Ishte kjo një ndeshje spektakolare mes basketbollistëve më të mirë në kampionatin më të fortë të basketbollit në botë, që konfirmuan edhe një herë se jo kot janë përzgjedhur në këtë sfidë magjike, shkruan Zëri.

Kevin Durant regjistroi 31 pikë, teksa u shpall MVP i kësaj ndeshje, pasi ishte shënuesi më i mirë i skuadrës fituese.

Ndërkohë që, basketbollisti që realizoi më shumë ishte Antetokounmpo, 38 pikë, por ishte pjesë e skuadrës humbëse.  

Ndeshja nisi mirë për Giannis, ku luante dhe Stephen Curry (17 pikë), por në pjesën e dytë vjen rikuperimi i skuadrës së LeBron, që e meritoi fitoren.

LeBron realizoi 19 pikë, ndërsa përveç Durant që u zgjodh MVP, kishte më shumë basketbollistë fantastik si James Harden (12 pikë), Kyrie Irving (13 pikë) apo Kawhi Leonard (19 pikë).

Në këtë sfidë magjike morën pjesë edhe dy veteranë të NBA-së, si Dirk Nowitzki e Dwayne Wade, që në fund të sfidës u nderuan nga organizatorët./Zëri/