Pas suksesit historik, KB Prishtina përforcohet me basketbollistin amerikan

Sport February 18, 2019 - 11:01
Detajet

Pas kualifikimit në Top 16 të FIBA Europe Cup, ku do të takohet ne skuadrën italiane, Varese, KB  Prishtina është përforcuar me një basketbollist amerikan. 

Fjala është për Rodney Bullock, 24-vjeçar, i gjatë 203 cm, shkruan Zëri. 

Ky është postimi i KB Prishtina në Facebook:

 “Rodney Bullock pjesë e familjes sonë bardh e kaltër.Aloja Amerikane Rodney Bullock është lojtari ynë më i ri. Rodney Bullock Jr së fundmi ka luajtur në Ligën Hungareze tek Alba Fehérvár dhe në FIBA Europe Cup ka pasur një mesatare prej 10.8 pikëve për ndeshje, 4.5 kërcimeve dhe 1.4 asistimeve. Bullock është 24 vjeçar, i gjatë 203 cm. Mirësevjen në Shtëpinë e Kampionëve, Shtëpinë e Historisë Rodney Bullock Jr!”./Zëri/

Image