Qesharake: Tifozi i Liverpoolit ka menduar se ndeshja me Bayernin do të luhet në Gjermani, zbuloni se çka i ndodhi

Sport February 20, 2019 - 15:02
Detajet

Mbrëmjen e djeshme është luajtur ndeshja me Liverpoolit dhe Bayernit, sfidë e cila ka dhuruar shumë emocione, por asnjë gol.

E çuditshmja e kësaj sfide vjen nga tifozët dhe jo lojtarët në fushën e lojës. 

Nje tifoz i Liverpoolit, i cili ishte dehur kishte prenotuar një biletë për të qenë në stadium për të parë sfidën mes këtyre skuadrave.

Deri këtu nuk ka asgjë të veçantë dhe të çuditshme, por ai gaboi duke menduar se ndeshja e parë luhej në Mynih.

Tifozët e Bayernit e shpërblyen me shumë birra tifozin anglez dhe i bërën atë pjesë të “vetën”. /Panorama