Reagimi brilliant i Cristiano Ronaldos për gazetarët pas humbjes zhgënjyese nga Atletico

Sport February 21, 2019 - 08:21
Detajet

Juventusi pësoi humbje mbrëmë nga Atletico Madridi në ndeshjen e zhvilluar në “Wanda Metropolitano” në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen e parë të fazës së eliminimit direkt, “Zonja e Vjetër” pësoi humbje pas golave të shënuar nga Gimenez dhe Diego Godin.

Pas kësaj ndeshje, sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo është parë të jetë tejet i zhgënjyer, shkruan Zëri.

Image

Dhe gjatë daljes nga stadiumi, Ronaldo ishte provokuar paksa nga gazetarët.

Por, ai i është përgjigjur atyre duke thënë: “Kam fituar pesë tituj të Ligës së Kampionëve, Atletico asnjë”.

Këtë ua portretizoi edhe me duar, duke ngritur pesë gishta para gazetarëve.

Ndryshe, Ronaldo është transferuar te Juventusi gjatë afatit kalimtar veror prej Real Madridit për shumën e 100 milionë euro./Zëri/