Festimi kontravers i Diego Simeones në fitoren kundër Juventusit

Sport February 21, 2019 - 08:39
Detajet

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone njihet si njëri prej trajnerëve më karizmatik në botën e futbollit.

Simeone e festoi në një mënyrë mjaft të veçantë golin e Jose Gimenez mbrëmë kundër Juventusit.

Pasi iu anulua goli Alvaro Moratas për shkak të pozitës jashtë loje, Gimenez shënoi golin e epërsisë kundër “Zonjës së Vjetër” në fitoren 2:0 të madrilenëve, shkruan Zëri.

Dhe Simeone e humbi mendjen e tij duke festuar në mënyrë kontraverse para tifozëve në tribuna.

Image

Ky festim ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale pas ndeshjes.

Ndryshe, ndeshja e kthimit në Torino zhvillohet muajin tjetër./Zëri/