“Dardanët” planifikojnë festë me fansat danezë në “Fadil Vokrri”

“Dardanët” planifikojnë festë me fansat danezë në “Fadil Vokrri”

Sport March 14, 2019 - 22:06
Lexo Detajet

Tifogrupi “Dardanët” kanë publikuar një komunikatë në Facebook duke potencuar se planifikojnë “festë” me fansat danezë në tribuna.

Më poshtë, njoftimi i plotë:

Edhe pak ditë na ndajnë nga ndeshjet e para e ciklit të ri. Me 21 mars, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ Kosova pret Danimarkën, një ndër kombëtaret më të forta në Europë. Edhe pse vetëm ndeshje miqësore, ‘Dardanët’ si gjithmonë do të përkrahin djelmoshat tanë nga minuta e parë deri te e fundit.Do të përshëndesim edhe miqtë tanë Danez, si në fushë ashtu edhe në tribuna. Do të festojmë së bashku fillimin e ciklit të ri të garave që na presin, kualifikimet për Euro2020, dhe ndeshja tjetër e rradhës me Bullgarinë.Si githmonë, stadium ‘Fadil Vokrri’ do të jetë përplot kur luan Kosova e jonë, pa marrë parasysh kundërshtarin. Si gjithmonë, të gjithë njëzëri do të përkrahim ekipin tonë të zemrës.

Me 21 mars (e enjte) nga ora 19, sytë dhe zemrat drejt Kosovës, drejt stadiumit që mban emrin e legjendës. Sqarim: Dardanët posedojnë biletat në sektorin Veriu si në ndeshjet e kaluara, dhe bileta në dispozicion janë vetëm për antarët e tifo-grupit “Dardanët” me zbritje 50% dmth 2.5 Euro.

Të gjithë ju që jeni të pajisur ne kartelë,ju lusim të kontaktoni numrat përgjegjës në qytete tek të cilët keni bërë aplikin, për tu pajisur me biletë.

Informata rreth udhetimit dhe vend-takimit të të gjithë Dardanëve, do ju njoftojmë ditët e ardhshme.Prishtinë, Lorik Berisha, 049/970-561

Mitrovicë, Vedat Kurshumliu, 049/970-562

Pejë, Nermin Ferizi, 049/970-563

Prizren, Arianit Rexhaj, 049/970-564

Ferizaj, Driton Spahiu, 049/970-565

Gjilan, Avdyrahim Salihu, 049/970-566

Valon Selimi, 049/970-567

">http://