Triumfojnë Pacers, mposhten Lakers

Triumfojnë Pacers, mposhten Lakers

Sport March 15, 2019 - 10:28
Detajet

Indiana Pacers ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Oklahoma City Thunder me rezultatin 108:106, transmeton zeriinfo

Domantas Sabonis me 26 pikë, 7 kërcime dhe 4 asistime dhe Bojan Bogdanovic me 23 pikë, 5 asistime dhe 4 kërcime ishin më meritorët për fitoren e Pacers.

Ndërkohë, te Thunder Russell Westbrook regjistroi dyshifror të trefishtë, duke realizuar 19 pikë, 14 kërcime dhe 4 asistime, derisa u dallua edhe Paul George, i cili realizoi 36 pikë, 6 kërcime dhe 5 asistime.

LA Lakers e ka pësuar humbjen e 37-të në këtë edicion, duke u mposhtur në udhëtim te Toronto Raptors me rezultatin 111:98. Kawhi Leonard me 25 pikë, 8 kërcime dhe 4 asistime dhe Norman Powell me 20 pikë, 8 kërcime dhe 2 asistime ishin më të mirët në triumfin e vendasve. Ndërkohë, te Lakers më i dalluari ishte LeBron James me 29 pikë, 6 asistime dhe 4 kërcime.

Rezultatet: Indiana – Oklahoma City 108:106, Orlando – Cleveland 120:91, Boston – Sacramento 126:120, Toronto – LA Lakers 111:98, Utah Jazz – Minnesota 120:100, Denver – Dallas 100:99.