Spurs me 9 fitore radhazi, triumfojnë ndaj Warriors

Spurs me 9 fitore radhazi, triumfojnë ndaj Warriors

Sport March 19, 2019 - 09:21
Detajet

San Antonio Spurs e ka shënuar edhe fitoren e nëntë rresht, derisa ka triumfuar në shtëpi ndaj Golden State Warriors me rezultatin 111:105, transmeton zeri.info

DeMar DeRozan realizoi 26 pikë, 9 kërcime dhe 8 asistime në fitoren e Spurs, derisa LaMarcus Aldridge kontribuoi me 23 pikë, 13 kërcime dhe 3 asistime.

Ndërkohë, te Warriors më të dalluarit ishin Stephen Curry, i cili realizoi 25 pikë, 8 asistime dhe 7 kërcime dhe Kevin Durant, i cili realizoi 24 pikë, 5 kërcime dhe 3 asistime.

Denver Nuggets ka triumfuar në udhëtim te Boston Celtics me rezultatin 114:105, duke e realizuar kështu fitoren e katërt radhazi. Nikola Jokic me 21 pikë, 13 kërcime dhe 7 asistime dhe Will Barton me 20 pikë, 4 kërcime dhe 2 asistime ishin më të mirët te Nuggets.

Rezultatet: Cleveland – Detroit 126:119, Washington – Utah Jazz 95:116, Boston – Denver 105:114, Toronto – New York 128:92, Oklahoma City – Miami 107:116, San Antonio – Golden State 111:105, Dallas – New Orleans 125:129, Phoenix – Chicago 101:116, Portland Trail – Indiana 106:98.