Zbulohet shifra e saktë e tifozëve danez që do të zbarkojnë në 'Fadil Vokrri'

Zbulohet shifra e saktë e tifozëve danez që do të zbarkojnë në 'Fadil Vokrri'

Sport March 19, 2019 - 15:18
Detajet

Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e parë për vitin 2019 të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Image

Djelmoshat e Bernard Challandes do të përballen me Danimarkën në një ndeshje miqësore në kryeqytet para ndeshjes së parë eliminatore kundër Bullgarisë në eliminatoret e Kampionatit Evropian “Euro 2020”.

Pavarsisht se është miqësore, stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të jetë i stërmbushur për ndeshjen ndaj danezëve.

Këtë e ka konfirmuar edhe zyrtarja për informim në Federatën e Futbollit të Kosovës, Diturie Hoxha në një prononcim për gazetën “Zëri”.

Image

“Stadiumi do të jetë i stërmbushur. Vetëm 50 ulëse do t’iu takojnë tifozëve të Danimarkës, kurse të tjerat janë për tifozët e Kosovës”, pohoi Diturie Hoxha./Zëri/