Zyrtare: Ndryshim i papritur i vendosjes së tifozëve të Danimarkës në 'Fadil Vokrri'

Zyrtare: Ndryshim i papritur i vendosjes së tifozëve të Danimarkës në 'Fadil Vokrri'

Sport March 19, 2019 - 15:28
Detajet

Kosova do ta zhvillojë të enjten më 21 mars ndeshjen e parë për vitin 2019 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Djelmoshat e Bernard Challandes do të përballen me Danimarkën në një ndeshje miqësore në kryeqytet, para ndeshjes së parë eliminatore kundër Bullgarisë në kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2020”, më 25 mars në Prishtinë.

Pavarësisht se është miqësore, stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të jetë i stërmbushur për ndeshjen ndaj danezëve.

Këtë e ka konfirmuar edhe zyrtarja për informim në Federatën e Futbollit të Kosovës, Diturie Hoxha në një prononcim për gazetën “Zëri”.

“Stadiumi do të jetë i stërmbushur. Vetëm 50 ulëse do t’iu takojnë tifozëve të Danimarkës, kurse të tjerat janë për tifozët e Kosovës”, zbuloi Diturie Hoxha.

Gjithashtu, Hoxha ka konfirmuar se për shkak të numrit të ulët të danezëve në stadium, ata do të vendosen në tribunat perëndimore.

“Për shkak të kërkesave të ulëta të tifozëve danez për bileta, ata do të ulen në perëndim dhe jo në tribunat e mysafirëve”, shtoi Diturie Hoxha. /Zëri.info