Zyrtare: UEFA merr vendim të papritur për festimin me 'tope' të Cristiano Ronaldos

Zyrtare: UEFA merr vendim të papritur për festimin me 'tope' të Cristiano Ronaldos

Sport March 21, 2019 - 16:25
Detajet

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo është gjobitur me 20 mijë euro për festimin e tij me ‘tope’ kundër Atletico Madridit.

Kështu, sulmuesi portugez i ka shpëtuar pezullimit për ndeshjen kundër Ajax në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, shkruan Zëri.

Mirëpo, vendimi i shtëpisë më të madhe të futbollit, UEFA nuk është parë si befasues.

Image

Kjo për shkak se trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone e kishte bërë festimin e njejtë dhe nuk ishte pezulluar.

Kështu, Ronaldo do të mund të përballet me Ajax në çerekfinalen e parë që zhvillohet në Amsterdam më 10 prill.

Ndryshe, Ronaldo ishte heroi i Juventusit në fazën e eliminimit direkt duke shënuar tre-golësh në fitoren 3:0 të Juventusit kundër Atletico Madridit./Zëri/