Zyrtare: Zbulohet kundërshtari i ardhshëm i Tyson Fury

Zyrtare: Zbulohet kundërshtari i ardhshëm i Tyson Fury

Sport March 24, 2019 - 10:30
Detajet

Tyson Fury do t’i rikthehet ringut në muajin qershor, transmeton zeri.info

Fury do të përballët me boksierin gjerman Tom Schwarz më 15 qershor në Las Vegas.

29-vjeçari do të boksojë për herë të parë që prej se e nënshkroi një marrëveshje fitimprurëse me transmetuesin amerikan “ESPN” në vlerë prej 80 milionë funteve për pesë meçe boksi.

“Jam shumë mirë, shumë i gatshëm. Mezi po pres të luftoj. Schwarz është i pamposhtur, i ri dhe ambicioz”, tha Fury.

Schwarz është vetëm 24-vjeçar, derisa numëron 24 fitore nga po aq meçe, 18 prej të cilave me nokaut./Zëri