Irani u thotë stop lojtarëve me tatuazhe

Irani u thotë stop lojtarëve me tatuazhe

Sport March 24, 2019 - 11:00
Detajet

Përfaqësuesja e Iranit në futboll nuk do të ftojë më lojtarë me tatuazhe. Federata Iraniane e Futbollit ka marrë vendin që të mos lejohet ftuara e lojtarëve me tatuazhe në trupin e tyre, transmeton zeri.info

Federata Iraniane e Futbollit i ka shpallur luftë futbollistëve me tatuazh, të cilët nuk do të lejohem të luajnë me ekipin kombëtar të tyre, shkruajnë mediat iraniane. Këshilli politiko-klerik i Iranit e ka urdhëruar Komitetin Etik të Federatës Iraniane të Futbollit që të mos ftojë lojtarë me tatuazhe.

“Federatës Iraniane të Futbollit i është bërë thirrje që duhet të ndalojë ftuarjen e lojtarëve me tatuazhe në ekipin kombëtar”, raporton e përditshmja iraniane “Tehran Times”, transmeton zeri.info

Futbolli është njëri prej sporteve më të popullarizuar në televizionet iraniane, që ndiqet nga shumë familje. Për këtë arsye autoritet duan që të kenë kontrollin e tyre ndaj lojës dhe lojtarëve.

Në Republikën Islamike, sportistët shihen si shembull për t’u ndjekur, sidomos në sporte të mëdha kombëtare si futbolli, mundja apo peshëngritja dhe pritet që ata të shfaqin vlera dhe virtyte islamike sidomos për të rinjtë dhe fëmijët.

Mediat zyrtare dhe klerikët e lart gjithmonë i kanë trajtuar tatuazhet si simbol të “perëndimit” dhe si “shpikje të kulturës” nga perëndimi në shoqëritë myslimane.

“Tatuazhet në trupat e lojtarëve janë kundër kulturës iraniane dhe janë të dëmshme për shoqërinë tonë”, ka deklaruar një zyrtar i lartë.

Ashtu si shumë lojtarë ndërkombëtarë (për shembull Lionel Messi, Sergio Ramos dhe Daniele De Rossi) edhe disa lojtarë iranianë kanë bërë tatuazhe në duar të tyre, por gjithmonë kanë dalë në fushë me fanella me mëngë të gjata, transmeton zeri.info

Çdokush që i thyen rregullat do të qortohet nga Komiteti i Etikës. Për shembull Ashkan Dejagah dhe Sardar Azmoon janë ftuar nga Komiteti për shkak të zbulimit të tatuazheve të tyre gjatë ndeshjeve të tyre me kombëtaren iraniane të futbollit.

Në verën e kaluar, futbollisti i lindur në Gjermani, Dejagj, që luan për Tractor Sazi Tabrizun në kategorinë e parë të Iranit, ishte në shënjestër të komisionit për shkak të postimit të disa fotove të pahijshme sipas tyre në rrjetin social “Instagram”.

Për më keq, kapiteni i ekipit kombëtar dhe mesfushori më i mirë në vend postoi fotografi të gruas së tij pa shami në kokë. Dejagh, që ka luajtur në të kaluarën për Wolfsburgun, Fulhamin dhe Nottingham Forestin, është paraqitur 45 herë me ekipin kombëtar, duke mbajtur shpeshherë fanella me mëngë të gjata. Sidoqoftë, fotografitë në rrjetet sociale ishin të mjaftueshme për të zemëruar gardianët moral të Republikës Islamike./Zëri