Mbappe te Reali? Kjo është përgjigja e lojtarit

Mbappe te Reali? Kjo është përgjigja e lojtarit

Sport April 22, 2019 - 08:29
Detajet

Ylli i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe ka hedhur poshtë zërat që e lidhin atë me një kalim te Real Madridi, transmeton zeri.info

Reprezentuesi francez, i cili shënoi het-trik në fitoren 3:1 ndaj ish-klubit të tij Monaco të dielën, thotë se është i lumtur në Paris.  

Fitorja ndaj Monacos ia siguroi parisienëve titullin e dytë radhazi në ligën franceze, derisa ishte i treti në karrierën e Mbappes.

“Unë jam këtu, unë jam në këtë projekt”, ka deklaruar Mbappe.

“Është mirë për Realin që aty të jetë Zizou, por unë vetëm do t’i shikoj si një adhurues”, shtoi kampioni i botës me Francën, i cili falë het-trikut ndaj Monacos e arriti kuotën e 30 golave këtë vit në kampionatin francez./Zëri