Mbappe vrapoi me shpejtësi marramendëse në aksionin e mrekullueshëm të golit të tij ndaj Monacos

Mbappe vrapoi me shpejtësi marramendëse në aksionin e mrekullueshëm të golit të tij ndaj Monacos

Sport April 22, 2019 - 10:35
Detajet

Paris Saint-Germaini triumfoi 3:1 mbrëmë ndaj Monacos, vetëm pak orë pasi ishte konfirmuar si kampion I ligës franceze, transmeton zeri.info

Më meritori në fitoren e parisienëve padyshim që ishte sulmuesi Kylian Mbappe, i cili I realizoi të tri golat e gjigantit francez.

Goli më i mrekullueshëm i tij padyshim që ishte i dyti, kur ai e bëri një vrapim marramendës në aksionin e golit.

Mbappe e pranoi topin në mesin e fushës dhe e pasoi atë te Moussa Diaby në anën e majtë.

Pastaj, ai vrapoi furishëm duke i lënë pas katër mbrojtësit e Monacos për të arritur në zonën e penalltisë.

Diaby ia ktheu topin dhe Mbappe shënoi në mënyrë të shkëlqyer.

Pas ndeshjes, televizioni francez ia mati vrapimin Mbappes, i cili ishte 38 kilometra në orë./Zëri