Erza Muminoviq merr medaljen e bronztë në Poloni

Erza Muminoviq merr medaljen e bronztë në Poloni

Sport May 18, 2019 - 19:20
Lexoni detajet

Pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara, xhudistja kosovare Erza Muminoviq e siguroi medaljen e bronztë në Kupën Evropianë për Kadet në Bielsko Biala në Poloni.

Erza Muminoviq e nisi garën në kategorinë e peshave deri në 48 kilogramë me disfatë kundër japonezes Hikari Yoshioka, e cila ia ndërpreu kosovares rrugën drejt medaljes së artë

Megjithatë, Muminoviq e vazhdoi luftën për medaljen e bronztë, të cilën e fitoi pas pesë fitoreve radhazi.

Në repesazh i mposhti: francezen Lea Beres, spanjollen  Zuleima del Carmen Falcon Sanchez, hungarezen Anna Kriza dhe polaken Karolina Mika.

Për ta fituar medaljen e bronztë, Muminoviq e mposhti hungarezen Rebeka Rita Keszegi, në luftën për vendin e tretë. Për këtë arritje u shpreh mjaft krenar trajneri i saj, Driton Kuka, në llogarinë e tij në Facebook.