Billy Joe Saunders vs Shefat Isufi – raporti i plotë me video

Billy Joe Saunders vs Shefat Isufi – raporti i plotë me video

Sport May 19, 2019 - 01:15
Zbuloni detajet

Rundet 7 dhe 8 ishin më të qeta, por Saunders kishte më shumë goditje të sakta dhe ishte e qartë se përveç një nokauti befasues, Isufi nuk kishte gjasë për fitore dhe për titull.Insporti shkruan se më pas u bë e qartë se “misioni” i Isufit në këtë meç ishte që ti mbijetonte 12 rundeve kundër Saundersit, që është arritje e madhe në vete dhe dëshmon për cilësinë dhe qëndrueshmërinë e tij.

Mirëpo, fakti mbetet se ai vetëm një rund nga këta 12 e fitoi (rundin e gjashtë) dhe Saunders u shpall fitues me vendim unanim të gjyqtarëve dhe tashmë është kampion në kategorinë super të mesme në WBO.

Insport ju sjell pamjet nga rundi 11, që dëshmojnë dallim në qasje të boksierëve në pjesën përfundimtare të meçit.