Shefat Isufi nuk arrin ta fitojë titullin WBO

Shefat Isufi nuk arrin ta fitojë titullin WBO

Sport May 19, 2019 - 01:10
Detajet

Boksieri shqiptar, Shefat Isufi, nuk ka arritur ta mposhtë anglezin Billy Joe Saunders, në meçin e zhvilluar për titullin WBO në kategorinë super të mesme.

Në përballjen e zhvilluar në Lamex Stadium në Stevenage të Anglisë, britaniku e fitoi titullin vakant me vendim unanim të gjyqtarëve.Gjyqtarët vendosën në favor të Saunders duke i ndarë pikët në këtë mënyrë: 120-108, 117-111 dhe 118-110.

Gjatë duelit, kundërshtari tregoi nivel më të lartë se Isufi, por ky i fundit e pati një moment shumë të mirë në raundin e gjashtë, porse britaniku shpëtoi për të fituar më pas me pikë.

Kjo ishte fitorja e 28 për Billy Joe Saunders, i cili numëron po aq duele. Ndërsa për boksierin nga Lugina e Preshevës, kjo ishte humbja e katërt në karrierë. Ai i ka regjistruar 27 fitore (20 me nokaut) dhe në dy raste ka përfunduar baras. /Telegrafi/