Wilder e mposht Breazealen qysh në raundin e parë

Wilder e mposht Breazealen qysh në raundin e parë

Sport May 19, 2019 - 09:47
Detajet

Deontay Wilder e ka mposhtur Dominic Breazealen me një nokaut sensacional në raundin e parë për ta mbrojtur kështu titullin e botës WBC në kategorinë e peshave të rënda në boksin profesionist, transmeton zeri.info

Triumfi i Wilderit erdhi pas vetëm 43 sekondave, derisa amerikani e arriti fitoren e 41-të nga 42 meçe të zhvilluara në karrierën e tij.

33-vjeçari nuk është mposhtur asnjëherë në karrierën e tij por është ndalur me barazim nga Tyson Fury para këtij meçi./Zëri